• e premte, 20 dhjetor 2024

Makron thotë se njohja e shtetit palestinez nuk është tabu-temë në Francë

Makron thotë se njohja e shtetit palestinez nuk është tabu-temë në Francë

Paris, 17 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se njohja e shtetit palestinez nuk është tabu-temë në Francë në kohë kur rritet frustrimi në botë për shkak të aksioneve të Izraelit në territoret palestineze.

Franca dhe BE-ja kohë të gjatë e përkrahin zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Afërt, por në kuadër të marrëveshjes së arritur përmes negociatave. Duke marrë parasysh atë që negociatat moti janë në qorrskokak dhe derisa ofensiva izraelite kundër Hamasit në Gazë thellohet, disa vende evropiane shprehin përkrahje për atë që sa më herët të njihet shteti palestinez.

"Njohja e shtetit palestinez nuk është tabu temë në Francë. Këtë ua kemi borxh palestinezëve, aspiratat e të cilëve janë shkelur kohë të gjatë. Ua kemi borxh atë edhe izraelitëve, të cilët kanë jetuar përmes masakrës më të keqe antisemite të kohës sonë. Ia kemi borxh këtë rajonit, i cili dëshiron të ngritet mbi ata të cilët promovojnë kaos dhe mbjellin hakmarrje", tha Makron. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR