Makron: Sulmet izraelite ndaj spitalit në Gazë nuk mund të tolerohen
- Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se sulmet izraelite ndaj spitalit në Gazë, të cilat shkaktuan vdekje të civilëve dhe gazetarëve, nuk mund të tolerohen.
- Post By Besnik Shuki
- 20:40, 25 gusht, 2025
Paris, 25 gusht 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se sulmet izraelite ndaj spitalit në Gazë, të cilat shkaktuan vdekje të civilëve dhe gazetarëve, nuk mund të tolerohen.
Makron në X ka shkruar se civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen në të gjitha rrethanat.
"Mediumet duhet të kenë mundësi lirisht dhe në mënyrë të pavarur ta kryejnë misionin e tyre për të raportuar për konfliktet", tha Makron, duke i bërë thirrje Izraelit ta respektojë të drejtën ndërkombëtare.
Ai informoi se për situatën në Gazë ka biseduar edhe me emirin e Katarit. bsh/