• e martë, 26 nëntor 2024

Makron, Sholc dhe Tusk shprehën brengë për situatën politike në Gjeorgji

Makron, Sholc dhe Tusk shprehën brengë për situatën politike në Gjeorgji

Paris, 7 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe kryeministri polak Donald Tusk sot përmes një deklarate të përbashkët shprehën brengën e tyre për situatën politike në Gjeorgji.

Makron, Sholc dhe Tusk, si anëtarë të trekëndëshit të Vajmarit, formë trilaterale e bashkëpunimit ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, njoftuan se nuk mund ta mbështesin hapjen e negociatave të Gjeorgjisë për inkuadrim në Bashkimin Evropian nëse vendi nuk zbaton reforma, njoftuan mediat britanike.

"Nëse Gjeorgjia nuk e kthen kursin e saj aktual të veprimit dhe nuk tregon përpjekje të prekshme reformuese, veçanërisht me heqjen e ligjeve të mëparshme të cilat janë në kundërshtim me vlerat dhe parimet evropiane, nuk do të jemi në pozitë ta mbështesim hapjen e negociatave inkuadruese me Gjeorgjinë", citohet në kumtesë.

 Sot në Bubapest fillon samiti i pestë i komunitetit politik evropian, në të cilin do të marrin pjesë 47 liderët e Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, Turqisë, Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, në biseda për mbështetje të Ukrainës, migrimit, sigurisë ekonomike dhe tregtisë globale, transmetuan mediat britanike.

Paraprakisht këtë javë disa mijë demonstrantë gjeorgjian dolën në rrugë për të protestuar kundër, siç theksojnë, mashtrimit të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, në të cilat fitoi partia në pushtet Ëndrra gjeorgjiane. sa/ 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR