Makron sërish e emëroi Lekornun për kryeministër të Francës
- Presidenti francez Emanuel Makron e ka riemëruar Sebastian Lekornu si kryeministër dhe e ka ngarkuar atë me formimin e një qeverie të re, njoftoi zyra e Makronit.
- Post By Sara Ademi
- 13:05, 11 tetor, 2025
Paris, 11 tetor 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e ka riemëruar Sebastian Lekornu si kryeministër dhe e ka ngarkuar atë me formimin e një qeverie të re, njoftoi zyra e Makronit.
Emërimi i ri vjen pasi Lekornu dha dorëheqjen nga posti i tij në fillim të kësaj jave. Detyra e tij e menjëhershme do të jetë paraqitja e buxhetit në Parlament të hënën.
"Unë pranoj - nga detyra - misionin që më është besuar nga presidenti i Republikës për të bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Franca të marrë një buxhet deri në fund të vitit dhe për t'u marrë me çështjet e jetës së përditshme të bashkëqytetarëve tanë", shkroi Lekornu në platformën "Iks".
Ai njoftoi se do të konsultohej me përfaqësues të forcave të ndryshme politike për të formuar një qeveri të re dhe shtoi se "kriza politike që po e bren popullin francez dhe paqëndrueshmëria që po dëmton imazhin dhe interesat e Francës duhet të marrin fund". sa/
foto: arkivi