• e martë, 24 dhjetor 2024

Makron: Referendumet në rajonet ukrainase edhe një provokim nga ana ruse

Makron: Referendumet në rajonet ukrainase edhe një provokim nga ana ruse
Nju-Jork, 20 shtator 2022 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron i ka quajtur provokim shtesë planet për mbajtjen e “referendumeve të rreme” në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. "Kjo nuk ka bazë ligjore. Vetë ideja e organizim të referendumeve në territoret që janë në luftë... është një shenjë cinizmi. Nëse nuk do të ishte tragjike, do të ishte qesharake", deklaroi Makroni para fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. Ai e bëri të qartë se Rusia duhet të largohet nga Ukraina dhe t'i respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, si dhe prononcimet e referendumeve nuk do të kenë rëndësi ligjore. Presidenti francez edhe një herë theksoi se planifikon nga ditët e ardhshme në telefon të bisedojë me homologun rus Vladimir Putinin. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR