• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Makron: Putini nuk lëshon pe, sanksionet mbeten kyçe

Makron: Putini nuk lëshon pe, sanksionet mbeten kyçe

Paris, 4 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron, deklaroi se biseda e tij telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin, nuk çoi në përparim për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

"I ndamë mosmarrëveshjet tona dhe nuk mund të them se është arritur përparim, sepse së pari nevojitet armëpushim dhe vazhdim i negociatave", tha Makron në një deklaratë të shkurtë për gazetarët.

Ai e potencoi "rëndësinë absolute" të sanksioneve të cilat i zbatoi BE-ja, si dhe atyre që po përgatiten nga SHBA-ja.

"Së pari e thirra në lidhje me çështjen e Iranit dhe nevojën për të ruajtur Marrëveshjen për mospërhapje të armëve bërthamore, ndaj të cilit Rusia është e angazhuar. Kjo ishte e rëndësishme pasi Franca ka përgjegjësi për të ruajtur atë qëndrueshmëri", shtoi Makron.

Biseda telefonike midis Makronit dhe Putinit u zhvillua të martën dhe kishte të bënte edhe me situatën në Lindjen e Mesme, në kontekstin e konfliktit iraniano-izraelit dhe sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në Teheran.

Ky ishte kontakti i tyre i parë i drejtpërdrejtë në më shumë se dy vjet. Biseda e fundit e rëndësishme midis dy liderëve ishte në shtator të vitit 2022. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR