• e premte, 05 dhjetor 2025

Makron: Parisi dhe Berlini duhet të vazhdojnë me projektin për aeroplan të përbashkët luftarak evropian

Makron: Parisi dhe Berlini duhet të vazhdojnë me projektin për aeroplan të përbashkët luftarak evropian

Paris, 1 tetor 2025 (MIA) - Parisi dhe Berlini duhet të vazhdojnë me projektin "Aeroplanët e ardhshsëm luftarakë evropianë" (FCA) edhe përkundër mospajtimeve mes prodhuesve, deklaroi sot presidenti francez, Emanuel Makron.

"Kompanitë për prodhim të armëve, nga të dyja palët, po e marrin kryesimin. Prandaj ne mbetet neve të qëndrojmë në kursin e asaj që e konsiderojmë në interesin e përbashkët francezo-gjerman dhe të vazhdojmë të punojmël në zgjidhje të përbahskëta", tha ai në intervistë për Frankfurter Algemajne Cajtung (FAC).

Projekti Sistemi i ardhshëm luftarak ajror (FCAS), të cilin në vitin 2017 e inicuan Angela Merkel dhe Emanuel Makron si shembull kryesor të bahskëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve, para se t'iu bahskangjitet edhe Spanja, ka për qëllim t'i zëvendësosjë "Rafalin" francez dhe "Jurofajterin" spanjoll dhe gjerman deri në vitin 2040.

Javën e kaluar një funksionar anonim francez deklaroi se Franca ka kapacitet që vetë të prodhojë gjuajtës të gjeneratës së gjashtë, nëse nuk arrihet marrëveshje me Gjermaninë dhe Spanjën, që tregoi për një dështim të mundshëm të projektit më të madh të bashkëpunimit mbrojtës në Evropë.

Berlini dhe Madridi janë posaçërisht të mllefossur nga qëndrimi i prodhuesit francez të aeroplanëve "Dassault", i cili kërkon autonomi më të madhe në rolin e vet të kryesit kryesor industrial të punëve, për çka ishte caktuar nga të tre shtetet.

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR