• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Makron: Parisi dhe Berlini bënë thirrje për zgjedhje të reja në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e serbëve

Makron: Parisi dhe Berlini bënë thirrje për zgjedhje të reja në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e serbëve

Kishinjev, 1 qershor 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni deklaroi në Moldavi se Parisi dhe Berlini   kanë bërë apel sot Kosovës dhe Serbisë që sa më shpejt të jetë e mundur të  organizojnë zgjedhje të reja lokale në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe se në to të marrin pjesë përfaqësues serbë.

Pas takimeve të përbashkëta të Makronit dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc me presidentët e Kosovës dhe  Serbisë,  Vjosa Osmani dhe Aleksandar Vuçiq,  lideri francez deklaroi se tensionet në veri të Kosovës janë rezultat i zgjedhjeve lokale, në të cilat vetëm tre për qind e votuesve të regjistruar më 23 prill dolën të votojnë.  

 “U kemi bërë thirrje të dyja palëve që të organizojnë zgjedhje të reja sa më shpejt në katër komuna (në veri të Kosovës) dhe në to të marrin pjesë përfaqësues të Serbisë”, deklaroi Makroni pas Komunitetit të Samitit Politik Evropian.

Pas samitit në fshatin Bulboaka të Moldavisë, Makroni deklaroi edhe se shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borrel, do të bisedojë me liderët e Kosovës dhe Serbisë   për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. 

Në afërsi të ndërtesave të vetëqeverisjes lokale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan sot vazhduan protestat e serbëve, për të katërtën ditë me radhë. Dhjetëra persona nga të dyja palët kanë mbetur të lënduar në përleshjet mes qytetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të hënën. ar/

 Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR