Makron paralajmëron samit të ri për Ukrainën javën e ardhshme
- Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka paralajmëruar samit të ri të vendeve të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar në garantimin e një marrëveshje të mundshme paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë.
- Post By Fami Bajrami
- 08:22, 21 mars, 2025

Bruksel, 21 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka paralajmëruar samit të ri të vendeve të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar në garantimin e një marrëveshje të mundshme paqësore midis Ukrainës dhe Rusisë.
Pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dje në Bruksel, Makron paralajmëroi se të enjten e ardhshme në Paris do të mbahet samit i ri për Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski duhet të marrë pjesë, tha Makron.
"Ne do të finalizojmë punën tonë për të mbështetur armatën ukrainase dhe për të ndërtuar një model ushtarak të qëndrueshëm dhe elastik për të penguar pushtimet e ardhshme ruse", shkroi Makron në X.
"Ne, gjithashtu, do të definojmë garancitë e sigurisë që mund të ofrojnë forcat evropiane. Ne duam ta mbrojmë paqen", shtoi ai.
Makroni tha se Ukraina ka nevojë për mbështetje të besueshme për të siguruar se çdo armëpushim i mundshëm do të ruhet. Kjo do të forconte pozicionin e saj në negociatat e mundshme.
Takimi në Paris ka për synim të ndërtohet mbi përparimin e arritur në bisedimet në nivel ushtarak dje në Londër. Në to morën pjesë përfaqësues të më shumë se njëzet vendeve evropiane dhe joevropiane.
Makroni dhe kryeministri britanik Kir Starmer po udhëheqin iniciativën për të formuar të ashtuquajturën "koalicion i të përgatiturve" i cili do të përbëhet nga kombe të gatshme për të ofruar trupa ose mbështetje për forcat paqeruajtëse në rast se arrihet një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës e cila ka vazhduar për më shumë se tre vjet, thekson DPA.
Deri tani në bisedime janë përfshirë jo vetëm liderët e vendeve të NATO-s dhe BE-së, por edhe përfaqësues nga vende të tjera, duke përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re.
Diskutimet përfshijnë çështje nëse dhe nën në cilat kushte forcat evropiane mund të kontribuojnë për sigurimin e një armëpushimi.
Britania e Madhe dhe Franca janë treguar në parim të hapur ndaj dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë. Megjithatë, ata insistojnë përfshirjen e SHBA-së në rast përshkallëzimi.
Kryeministri australian Entoni Albaneze deklaroi se vendi i tij mendon të dërgojë ushtarë. rq/