Makron: Përkrahja për Ukrainën do të mbetet e palëkundur
- Presidenti francez, Emanuel Makron deklaroi se është për vizitë në SHBA për ta riafirmuar përkrahjen e tij "të palëkundur" për Ukrainën.
- Post By Besnik Shuki
- 19:45, 24 shkurt, 2025

Uashington, 24 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron deklaroi se është për vizitë në SHBA për ta riafirmuar përkrahjen e tij "të palëkundur" për Ukrainën.
"Tre vjet Ukraina lufton me guxim të pabesueshëm kundër agresorit - Rusisë. Për sovranitetin dhe lirinë, mbështetja jonë për Ukrainën do të mbetet e palëkundur. Në Uashington jam për ta konfirmuar këtë dhe për të ecur përpara me presidentin Donald Tramp dhe aleatët tanë", tha ai.
Makron është lideri i parë evropian që viziton Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të Trampit në pushtet. bsh/
Foto: EPA