• e mërkurë, 03 korrik 2024

Makroni: Nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë

Makroni: Nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë

Aman, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Perëndimi nuk mund të lejojë që Rusia të fitojë në Ukrainë dhe mbështetja për Kievin duhet të vazhdojë, deklaroi mbrëmë presidenti francez Emanuel Makroni, cituar nga Frans pres.

Makroni deklaratën e dha gjatë darkës së Krishtlindjeve me personelin francez ushtarak, që është stacionuar në Jordan. 

"E dini se cili është ekuilibri i fuqisë, ju e dini se çfarë nuk mund të lejojmë të ndodhë - nuk mund ta lejojmë që Rusia të fitojë", theksoi lideri francez para ofiderëve dhe ushtarëve francez në Jordani.

"Si do të ishte e nesërmja për Evropën, ndryshe? Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën. Ajo që ne po e bëjmë, edhe pse ka çmim, është vendimtare për sigurinë tonë të ardhshme, për rolin tonë në Evropë dhe për sovranitetin e Ukrainës”, shtoi presidenti francez.

Mediat franceze vënë në dukje se situata për Ukrainën për momentin është veçanërisht delikate, sepse si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja ngadalë e zhbllokojnë ndihmën e re financiare. qa/

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR