Makron: Nuk do të jap dorëheqje
- Presidenti i Francës, Emanuel Makron, deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje të para kohe para votëbesimit të Qeverisë të caktuar më 8 shtator.
- Post By Ramize Qamili
- 19:22, 29 gusht, 2025
Paris, 29 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron, deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje të para kohe para votëbesimit të Qeverisë të caktuar më 8 shtator.
Arsyeja e votimit është pakënaqësia e popullsisë për shkak të masave shtrënguese të parashikuara në projekt-buxhetin për vitin 2026, ndërsa kryeministri Fransoa Bajru paralajmëroi se çështja e besimit do të shqyrtohet në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.
"Sa më përket mua, unë besoj në demokraci. Demokracia konsiston në votën e njerëzve për një mandat të caktuar. Mandati që më është besuar nga francezët dhe askush tjetër do të përmbushet deri në fund", theksoi Makroni në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman Fridrih Merc.
Mandati i presidentit aktual francez skadon në vitin 2027. rq/
Foto: Makron në Ik