• e premte, 05 dhjetor 2025

Makron nga foltorja e KB-së. Franca e njohu Shtetin e Palestinës

Makron nga foltorja e KB-së. Franca e njohu Shtetin e Palestinës

Nju-Jork, 22 shtator 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara publikoi se Franca e njeh Shtetin e Palestinës.

Ai e kumtoi vendimin në hapjen e Konferencës për zgjidhje paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e konceptit për dy shtete.

"Ka ardhur momenti për të ndaluar dhunën. Vjen momenti për paqe. Angazhimi drejt paqes është rruga e vetme drejt shpëtimit", tha Makron.

Presidenti francez theksoi se kjo njohje hap rrugën për zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR