• e premte, 05 dhjetor 2025

Makron në Kiev: Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse ka një armëpushim 30-ditor

Makron në Kiev: Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse ka një armëpushim 30-ditor

Kiev, 10 maj 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot bëri thirrje për "bisedime të drejtëpërdrejta" midis Ukrainës dhe Rusisë në kuadër të një armëpushimi 30-ditor, që nga Moska e kërkuan evropianët, amerikanët dhe Ukraina. 

"Në rast të një armëpushimi 30-ditor, fillojmë bisedime të drejtëpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi Makron për mediat franceze përderisa udhëtonte me tren për Kiev. 

"Jemi të gatshëm të ndihmojmë", shtoi presidenti francez.

Ai paralajmëroi se do të ketë sanksione shtesë, “shumë më të ashpra” nëse Moska nuk e pranon armëpushimin.

Makron, kancelari gjerman Fridrih Merc dhe kryeministri britanik Kir Starmer sot në mëngjes mbërritën në Kiev së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk, për të shprehur mbështetje për Ukrainën. 

Vizita është një përgjigje simbolike ndaj përkujtimit të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste, e cila u mbajt dje në Sheshin e Kuq, me pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin dhe rreth njezëtë liderë të huaj, përfshirë Presidentin kinez Si Xhinping. ls/

Foto; EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR