• e premte, 05 dhjetor 2025

Makron në KB bëri thirrje në multilaterizëm efikas dhe dënoi "egoizmin e pakicës"

Makron në KB bëri thirrje në multilaterizëm efikas dhe dënoi

Nju-Jork, 24 shtator 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së bëri thirrje në "multilaterizëm efikas" dhe paralajmëroi se nuk guxon të lejohet të "mbizotërojë egoizmi i pakicës".

"Jetojmë në një moment paradoksal në të cilin më shumë se kurrë kemi nevojë të ripërtërijmë frymën e bashkëpunimit që mbizotëroi 80-të vjet më parë", tha presidenti francez, duke menduar në kohën e krijimit të KB-së. Në debatin e Asamblesë së Përgjithshme, Makron paralajmëroi për "rrezikun e mbizotërimit të ligjit të të fortit dhe egoizmit të pakicës".

Presidenti francez pothuajse 30 minuta në Nju-Jork mbrojti "multilaterizmin efikas". Sipas tij, "kritikët më të ashpër" të KB-së janë gjtihashtu ata "të cilët duan t'i ndryshojnë rregullat e lojës sepse duan të dominojnë dhe janë më të interesuar të krijojnë përçarje në botë se sa të gjejnë kompromiset e nevojshme për të mirën e përgjithshme".

Në fjalimin e tij Makron gjithashti arsyetoi përpjekjet e tij diplomatike për mbështetjen e Ukrainës dhe njohjen e shtetit palestinez, që e paralajmëroi një ditë në parë nga foltorja e njejtë.

"Pikërisht sepse ne hedhim poshtë, standardet e dyfishta, Franca do të qëndrojë krah për krahë me Ukrainën, njejtë siç mbështesim paqen në Lindjen e Mesme", tha Makron.

Ai përshëndeti atë që Donald Tramp ndryshoi mendimin se Ukraina mund ta kthejë gjithë territorin që Rusia e pushtoi nga fillimi i pushtimit. Trampi, i cili dje u takua me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Kombet e Bashkuara, paraprakisht ka thënë se edhe Kievi edhe Moska duhet të heqin dorë nga një pjesë e territorit për të përfunduar lufta.

"Jam i kënaqur të shoh se presidenti amerikan beson në aftësinë e Ukrainës jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të ushtruar të drejtat e tij së bashku me ne", deklaroi Makron nga foltorja.

Ai bëri thirrje edhe në zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së, i cili përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët pesë janë të përhershëm me të drejtë të vetos - Franca, SHBA, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia.

"E di sa shumë frustrim ka, i nxitur nga përfaqësimi i pabarabartë i shteteve", tha presidenti francez, duke kërkuar një reformë të Këshillit të Sigurimit, me qëllimin specifik të integrimit më të mirë të kontinentit afrikan.

Makron e përfundoi fjalimin me thirrje për veprim. 

"Është detyra jonë të ngrihemi dhe të vazhdojmë të veprojmë së bashku, duke përsëritur fjalën "veprojmë", disa herë. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR