• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron ka urdhëruar ministrat që të rivendosin rendin në rrugët në të gjithë Francën

Makron ka urdhëruar ministrat që të rivendosin rendin në rrugët në të gjithë Francën

Paris, 3 korrik 2023 (MIA) - Pas seancës urgjente të mbrëmshme të Qeverisë franceze, presidenti i Republikës së Pestë urdhëroi ministrat të bëjnë gjithçka për të rivendosur rendin në rrugë.

Protestat e dhunshme vijojnë prej gjashtë netësh në të gjithë Francën për shkak të vrasjes së të miturit Nael M, i cili u qëllua nga një polic.

Presidenti francez tha se "qeveria duhet të vazhdojë të jetë 24 orë me policinë, xhandarmërinë, gjyqtarët, zyrtarët dhe zjarrfikësit".

"Së pari duhet të marrim kohë për t'i kualifikuar ngjarjet para se të nxjerrim përfundime", u tha kreu i shtetit zyrtarëve më të lartë francezë.

Me kërkesë të Makronit, kryeministrja Elizabet Born do të presë sot kryetarët e grupeve parlamentare në Asamblenë Kombëtare, njoftoi BFMTV.

Nata e kaluar ka qenë më e qetë se ajo e mëparshmja dhe policia ka arrestuar vetëm 78 kriminelë, gati 10 herë më pak se nata e së shtunës dhe e dielës.

Rreth 20 protestues u arrestuan në Paris, por në vendet ku protestuesit dhe policia u përplasën ashpër ditët e kaluara, mbrëmë ka qenë relativisht  qetë, raporton BFMTV.

Pas takimit të mbrëmshëm me kryeministren Elizabet Born dhe shtatë ministra, presidenti Emanuel Makron do të takohet sot me kryetarin e Senatit, Zherar Larshe dhe më pas me Jael Braun-Pive, kryetar i Asamblesë Kombëtare.

Ai nesër në Pallatin e Eliseut do të presë edhe 220 prefektë dhe kryetarë komunash, pasi protestuesit gjatë ditëve të fundit u përplasën me policinë dhe dogjën makina dhe shtëpi , kumtoi administrata presidenciale. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR