Makron kërkon ndihmë financiare për vendet "e ndjeshme" në Lindjen e Afërt që të pengohet përhapja e konfliktit
- Vendet e "ndjeshme" të Lindjes së Afërt duhet të marrin ndihmë financiare ndërkombëtare që të mos involvohen në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, tha presidenti francez Emanuel Makron gjatë një forumi paqeje në Paris.
- Post By Fami Bajrami
- 18:16, 10 nëntor, 2023
Paris, 10 nëntor 2023 (MIA) - Vendet e "ndjeshme" të Lindjes së Afërt duhet të marrin ndihmë financiare ndërkombëtare që të mos involvohen në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, tha presidenti francez Emanuel Makron gjatë një forumi paqeje në Paris.
"Gjithçka ndërlidhet", tha Makron, i cili drejtoi tryezën e parë të rrumbullakët në Forum.
"Sot kemi shumë vende të ndjeshme dhe nëse nuk ju ndihmojmë nëpërmjet solidaritetit ndërkombëtar, ato do të tërhiqen brenda në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme", tha ai.
Presidenti francez theksoi se veprimi i Fondit monetar ndërkombëtar, veçanërisht në Jordani dhe Egjipt në kuadër të konfliktit, është "absolutisht vendimtar".
FMN-ja dje publikoi lidhjen e marrëveshjes për ndihmë prej 1,2 milardë dollarë për Jordaninë, vend që kufizohet me Izraelin dhe druan nga pasojat e luftës të cilën Izraeli dhe grupi panestinez Hamas e zhvillojnë më shumë se një muaj.
Jordania, e cila nuk ka burime natyrore dhe varet nga ndihma ndërkombëtare, tashmë ka marrë qindra mijëra palestinezë dhe druan nga një eksod tjetër masiv në territorin e saj.
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së Kristalina Georgieva sot paralajmëroi se edhe Egjiptit, i cili po ashtu është goditur nga konflikti, i nevojitet ndihmë "shtesë".
Papa Françesku u dërgoi mesazh inkurajimi organizatorëve të Forumit parisien të Paqes dhe shfaqi shpresën "se ky takim do të jetë në gjendje të kontribuojë për ndërtimin e një bote më të drejtë, solidare dhe paqësore". si/bsh/
Foto: DPA