Makron do të mbetet në detyrë deri në fund të mandatit të tij dhe do të emërojë kryeministër të ri brenda disa ditësh
- Presidenti i Francës, Emanuel Makron tha sonte se do të mbetet në detyrë deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027.
- Post By Fami Bajrami
- 21:28, 5 dhjetor, 2024
Paris, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron tha sonte se do të mbetet në detyrë deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027.
Në fjalimin e sontëm televiziv, pasi Asambleja kombëtare votoi mbrëmë mosbesimin ndaj qeverisë së emëruar nga shefi i shtetit të udhëhequr nga kryeministri Mishel Barnie, Makron akuzoi deputetët e Dhomës së ulët të Parlamentit të cilët votuan mosbesimin ndaj qeverisë dhe se siç tha, “mendojnë vetëm për zgjedhjet presidenciale”.
Presidenti francez premtoi se brenda pak ditësh do të emërojë kryeministër të ri.
“Prioritet për kryeministrin e ardhshëm do të jetë miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm në formën e një ligji të veçantë”, ka thënë Makron.
Foto: EPA