Makron: Është e papranueshme që Irani të miratojë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit
- -Presidenti i Francës Emanuel Makron sot në Hamburg tha se është e papranueshme për Iranin që ti aprovon dhe mbështes sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe konfirmoj se Franca po tenton të përcaktojë nëse Teherani është përfshirë drejtpërdrejtë në këto sulme.
- Post By Fami Bajrami
- 13:49, 10 tetor, 2023
Hamburg, 10 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot në Hamburg deklaroi se është e papranueshme që Irani t'i aprovojë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe konfirmoi se Franca po tenton të konstatojë nëse Teherani zyrtar është i përfshirë drejtpërdrejtë.
"Nuk kam koment për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Iranit për të cilën nuk kemi prova zyrtare, mirëpo është e qartë se komentet publike të autoriteteve të Iranit janë të papranueshme dhe me gjasë Hamasit i është ofruar ndihmë. Do mbetem i kujdesshëm në lidhje me këtë çështje derisa nuk kemi të dhëna të plota nga shërbimet e inteligjencës", tha Makron në konferencën për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Sholc.
Mediat britanike kanë raportuar se Makroni dhe Sholci janë dakorduar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet në territorin e vet.
"Shpresoj se në ditët e ardhshme do t’i mundësojnë Izraelit t'i japë fund çdo sulmi në territorin e tij dhe me sukses t’i lirojë pengjet”, shton Makron. rq/
Foto: arkivi i MIA-s