Makej: Bjellorusia është e gatshme të sistemojë armë bërthamore në rast të kërcënimit nga NATO
- Post By Sara Ademi
- 13:56, 18 dhjetor, 2021

Minsk, 19 dhjetor 2021 (MIA) - Bjellorusia është e gatshme të sistemojë armë bërthamore në rast të kërcënimit nga NATO, deklaroi sot ministri bjellorus i Punëve të Jashtme Vlladimir Makej, transmetoi agjencia gazetareske bjelloruse Belta.
"Atë që e tha presidenti Aleksandar Lukashenko është se e shqyrtojmë mundësinë për sistemim të armëve bërthamore në territorin bjellorus si një nga përgjigjet e mundshme në aksionet e ardhshme të Aleancës Euroatlantike në territorin e Polonisë", tha Makej.
Paraprakisht, Lukashenko deklaroi se Bjellorusia i ka ofruar Moskës të vendosë armë bërthamore në territorin e saj, nëse NATO vendos armë bërthamore në Poloni. sa/