• e hënë, 23 dhjetor 2024

Majk Xhonson është kandidati i ri për kryetar të Dhomës përfaqësuese të Kongresit

Majk Xhonson është kandidati i ri për kryetar të Dhomës përfaqësuese të Kongresit

Uashington, 25 tetor 2023 (MIA) - Republikanët kanë zgjedhur kongresistin Majk Xhonson si kandidatin e tyre të ri për kryetar të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, disa orë pasi kandidati i mëparshëm Tom Emer papritur u tërhoq.

Kongresisti Emer dha dorëheqje kundrejt kundërshtimit të ish presidentit amerikan Donald Tramp dhe disa kongresmenëve nga radhët e Partisë Republikane.

Xhonson nga Luiziana, një anëtar i rangut të ulët të udhëheqjes republikane të Dhomës përfaqësuese u bë kandidati i katërt i republikanëve pas Emerit dhe të tjerëve në një cikël përplasjesh politike që u shfaqën që nga ndërrimi i kryetarit të Dhomës përfaqësuese Kevin Mekarti.

Gjatë votimit individual, Xhonsoni fitoi shumicën, por para votimit të pritshëm në Dhomën përfaqësuese për fitore do t'i duhen votat e pothuajse të gjithë republikanëve.

Qeveria amerikane rrezikon të mbyllet për disa javë nëse Kongresi nuk miraton ligjin për financim deri më 17 nëntor për të vazhduar të punojnë shërbimet dhe zyrat.

Presidenti amerikan Xho Bajden i ka kërkuar Kongresit të miratojë 105 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin dhe Ukrainën dhe të forcojë kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR