• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Maja Sandu në fund të samitit të KPE-së: E bashkuam Evropën për ta kthyer paqen

Maja Sandu në fund të samitit të KPE-së: E bashkuam Evropën për ta kthyer paqen

Kishinjev, 1 qershor 2023 (MIA) - Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu sot deklaroi se në samitin e komunitetit politik evropian në atë vend u treguan "fuqia dhe uniteti" në kohë kur është rrezikuar stabiliteti i Evropës.

"Sot e tubuam tërë kontinentin këtu për t'i konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme të ndërsjellta, për ta kthyer paqen në Evropë. Treguam fuqi dhe unitet kur stabiliteti i kontinentit tonë është rrezikuar", tha Sandu në konferencën për shtyp në fund të samitit.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrat e Pekisë dhe Spanjës, Sandu tha: "Treguam se jemi të bashkuar kundër afresionin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore".

Ajo shtoi se liderët biseduan edhe pë aksione të përbashkëta të cilat do ta bëjnë Evropën më të fuqishme dhe më të sigurt.

Kryeministri i Spanjës, ku do të mbahet samiti i ardhshëm më 5 tetor, deklaroi se takimi i sotëm nuk është mbajtur rastësisht në Moldavi dhe se vendi "mund të llogarisë në familjen evropiane".

Komuniteti politik evropian është forum joformal i krijuar vitin e kaluar me nismë të presidentit francez, Emanuel Makron. ab/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR