• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maja Sandu fitoi në zgjedhjet presidenciale në Moldavi

Maja Sandu fitoi në zgjedhjet presidenciale në Moldavi

Kishinjev, 4 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu fitoi mandatin e dytë, kumtoi komisioni zgjedhor i vendit.

Me më shumë se 98 për qind të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve për president që u mbajtën dje, Sandu siguroi rreth 54 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të komisionit.

"Moldavia, sot ju jeni fitues. Së bashku, treguam fuqinë e unitetit tonë, demokracinë dhe përkushtimin e një të ardhme dinjitoze", shënoi Sandu në X mbrëmë vonë.

  - Ju faleminderit, të dashur moldavë, brenda dhe jashtë vendit.  Ecni me krenari - ju jeni liria, shpresa dhe qëndrueshmëria. Jam krenare që ju shërbej të gjithëve", theksoi ajo.

Rivali i Sandut, ish prokurori publik Aleksandar Stojanoglo, i cili konsiderohej si kandidat prorus, fitoi rreth 45 për qind të votave.

Pjesëmarrja e votuesve në këtë vend, të ndarë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, ishte më e madhe se sa në raundin e parë më 20 tetor dhe votuan më shumë se 54 për qind e votuesve.

Mijëra moldavë të cilët jetojnë në vende të huaja, më së shumti në BE, si dhe ata që jetojnë në rajonin e shkëputur të Transnistrisë, gjithashtu votuan në raundin e dytë, transmetoi DPA. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR