• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mahmud Abas dënoi vrasjen e liderit të Hamasit

Mahmud Abas dënoi vrasjen e liderit të Hamasit

 Ramallah, 31 korrik 2024 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas dënoi ashpër vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hania, në Teheran, njoftoi agjencia Vafa.

 Mediat britanike raportojnë se fraksionet nacionaliste dhe islamike palestineze kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme dhe demonstrata masive pas vrasjes së Hanias.

 Garda Revolucionare e Iranit këtë mëngjes njoftoi se Hania dhe truproja e tij u vranë në Teheran, ku lideri i Hamasit po merrte pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masud Pezeshkian.

 Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, po dyshohet se pas vrasjes qëndron Izraeli, i cili më parë premtoi se do t'i vrasë liderët e Hamasit për sulmin e grupit të 7 tetorit,   raportuan mediat amerikane.

 Hamasi vrasjen e vlerëson një "përshkallëzim serioz" dhe kërcënoi një "luftë për çlirimin e Jerusalemit".

 Izraeli deri më tani nuk ka lëshuar një deklaratë për vrasjen, gjë që shpesh ndodh kur bëhet fjalë për atentatet e kryera nga agjencia izraelite e inteligjencës Mosad, shkruajnë mediat amerikane.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR