• e hënë, 23 dhjetor 2024

Madridi dëboi dy të punësuar në Ambasadën amerikane për ryshfet ndaj agjentëve të inteligjencës

Madridi dëboi dy të punësuar në Ambasadën amerikane për ryshfet ndaj agjentëve të inteligjencës

Madrid, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Spanja ka dëbuar në mënyrë diskrete të paktën dy të punësuar në Ambasadën amerikane, të akuzuar për ryshfet ndaj zyrtarëve spanjollë të inteligjencës, në këmbim për sekrete shtetërore, raportoi sot gazeta El Pais, duke cituar burime qeveritare.

Asnjë nga vendet nuk e konfirmoi menjëherë dëbimin, por ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, në pyetjen për rastin, e nënçmoi rëndësinë e tij për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo konfirmoi se në vijim është hetimi gjyqësor për "sjellje jo të rregullt" në Shërbimin spanjoll të intelegjencës CNI. 

"Spanja dhe SHBA-ja janë miq, aleatë dhe partnerë. Kur ka vështirësi që mund të ndikojnë, diskutohen dhe punohet në to, por kjo nuk ndikon në asnjë mënyrë në marrëdhëniet që kemi", tha ajo.

Një zyrtar amerikan në Spanjë tha se ambasadorja e SHBA-së Xhulisa Rejnoso nuk do ta komentojë incidentin.

Rezultatet e hetimit treguan se dy oficerë spanjollë të inteligjencës dhanë informacione për një "shumë të madhe parash" si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR