• e diel, 01 shkurt 2026

Maçado: Është koha për lirimin e të burgosurve politikë në Venezuelë

Maçado: Është koha për lirimin e të burgosurve politikë në Venezuelë

 Karakas, 6 janar 2026 (MIA) - Liderja e opozitës venezueliane dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Korina Maçado, sot deklaroi se është koha për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Venezuelë, rivendosjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë në vend të pandëshkueshmërisë, si dhe ndërprerjen e praktikës së arrestimeve të sërishme dhe përndjekjes së disidentëve.

 Lëvizja politike "Vente Venezuela" theksoi se tranzicioni drejt demokracisë në Venezuelë nuk është vetëm një shprehje e vullnetit të popullit, por edhe një "proces i pandalshëm dhe i pakthyeshëm", në të cilin, siç theksohet, ata që ende kontrollojnë në mënyrë të paligjshme institucionet shtetërore detyrohen të pranojnë se sovraniteti i përket popullit", potencohet në postimin e Maçados në rrjetin social "Iks".

"Qëllimi i procesit aktual politik është rivendosja e sovranitetit të qytetarëve dhe rivendosja e rendit institucional në përputhje me kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Venezuelës",  theksohet në komunikatën e lëvizjes politike "Vente Venezuela".  

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR