Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, temperatura ditore sot nga 12 deri më 18 gradë
- Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë, -6 gradë. Temperatura nën zero janë matur edhe në Kodrën e Diellit, Lazaropole, Hanet e Mavrovës dhe në Manastir (-3), -2 gradë në Strumicë, Kriva Pallanka dhe Krushevë, -1 në Pretor dhe Gjevgjeli.
- Post By Melahat Baftija
- 09:37, 10 mars, 2026
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë, -6 gradë. Temperatura nën zero janë matur edhe në Kodrën e Diellit, Lazaropole, Hanet e Mavrovës dhe në Manastir (-3), -2 gradë në Strumicë, Kriva Pallanka dhe Krushevë, -1 në Pretor dhe Gjevgjeli.
Siç raportoi DPHM, 0 gradë janë matur këtë mëngjes në Prilep, Shkup - Petrovec, Tetovë, Demir Kapi, Ohër dhe Veles, 1 gradë në Kavadar, Shkup - Zajçev Rid, Shtip dhe Kumanovë dhe 2 gradë në Vinicë.
Në 24 orët e kaluara, në Kodrën e Diellit janë matur tre litra për metër katror reshje dhe 65 centimetra shtresë bore në Kodrën e Diellit, në Tetovë dhe Pozharanë është matur një sasi prej 1 litri për metër katror reshje.
Për sot, DPHM parashikon mot me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë. mb/