Më shumë se një dekadë nga zhdukja, familjet e udhëtarëve të fluturimit MH370 do të marrin dëmshpërblim
- Një gjykatë në Pekin ka marrë vendim që aviokompania "Malajzha erlajns" (Malaysia Airlines) t'u paguajë nga 2,9 milionë juanë (rreth 410.000 dollarë amerikanë) secilës prej familjeve të tetë udhëtarëve në fluturimin e aeroplanit të zhdukur "MH370" para më shumës se një dekade.
- Post By Besnik Shuki
- 12:34, 9 dhjetor, 2025
Pekin, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Një gjykatë në Pekin ka marrë vendim që aviokompania "Malajzha erlajns" (Malaysia Airlines) t'u paguajë nga 2,9 milionë juanë (rreth 410.000 dollarë amerikanë) secilës prej familjeve të tetë udhëtarëve në fluturimin e aeroplanit të zhdukur "MH370" para më shumës se një dekade.
Gjykata i dha urdhër aviokompnisë që t'i paguajë kompensim secilës familje për vdekjen e më të afërmve të tyre, për haxhimet e varrimit dhe për dëmet që dalin nga ky stres emocional.
Edhe pse fati i udhëtarëve ende nuk është i njohur, ata zyrtarisht janë shpallur për të vdekur.
Në fluturimin nga Kuala Lumpur për Pekin në vitin 2014 ka pasur gjithsej 239 udhëtarë. Edhe krahas hetimeve gjatë viteve, ende nuk dihet pse u rrëzua aeroplani dhe çfarë ka ndodhur me udhëtarët. Shumica e udhëtarëve ishin shtetas kinezë dhe familjet e tyre në Kinë vazhdojnë të kërkojnë përgjigje.
Gjykata kumtoi se për edhe 23 raste tjera duhet të merret venvdim. Në 47 raste të tjera, familjet kishin arritur marrëveshje me aviokmpanitë dhe kanë tërhequr paditë e tyre.
Qeveria malajziane të mërkurën njoftoi se kërkimi për aeroplanin do të rifillojë më 30 dhjetor. bsh/
Foto: EPA