• e diel, 22 dhjetor 2024

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë përballen me urinë

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë përballen me urinë

Gazë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë përballen me urinë e rrezikshme për jetën, sepse nuk ka ushqim të mjaftueshëm që nga fillimi i konfliktit në atë territor para 10 javësh, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.

Ekonomisti kryesor dhe drejtor për kërkime, vlerësime dhe monitorim në Programin botëror të ushqimit të OKB-së, Arif Hysein tha se tani "pothuajse të gjithë në Gazë janë të uritur".

Ai paralajmëroi se popullsia mund të përballet me "nivele krize të urisë në gjashtë muajt e ardhshëm", nëse lufta midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon me të njëjtin ritëm dhe nëse nuk hapen kufijt për dërgesa të ushqimit.

Në raportin e publikuar sot nga organizata joqeveritare dhe agjenci të OKB-së theksohet se mes 24 nëntorit dhe 7 dhjetorit, vlerësohet se pothuajse e gjithë popullsia e Rripit të Gazës përballet me nivele të larta të mungesës akute të ushqimit, ndërsa rreth 576.600 përballen me urinë që paraqet kërcënim për jetë. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR