• e shtunë, 09 nëntor 2024

Më shumë se 80 gra dhe fëmijë të xhihadistëve kthehen nga Siria në Kirgistan

Më shumë se 80 gra dhe fëmijë të xhihadistëve kthehen nga Siria në Kirgistan

Bishkek, 22 tetor 2023 (MIA) - Autoritetet e Kirgistanit kumtuan sot se është bërë riatdhesimi i 83 grave dhe fëmijëve të xhihadistëve nga kampet në Siri. Ky është një operacion i ri i këtij lloji për këtë vend të Azisë Qendrore, një rajon nga ku mijëra njerëz u janë bashkuar organizatave xhihadiste.

Një grup shtetasish nga Kirgistani, 21 gra dhe 62 fëmijë sot janë transferuar nga Siria, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bishkek.

Autoritetet e Kirgistanit sot kanë falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, UNICEF-in dhe Kryqin e Kuq për ndihmën në këtë operacion.

Kirgistani, një ish republikë sovjetike në kufi me Kinën, ka kthyer më shumë se 300 qytetarë të saj nga Siria ose Iraku në mars të vitit 2021, pastaj në shkurt, gusht dhe tetor të vitit 2023.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR