• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se 78 milionë persona votuan para ditës së zgjedhjeve në SHBA

Më shumë se 78 milionë persona votuan para ditës së zgjedhjeve në SHBA

Uashington, 4 nëntor 2024 (MIA) - Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA veçmë votuan më shumë se 78 milionë persona. Votimi i parakohshëm vazhdon sot dhe në tri shtete tjera kyçe: Miçigen, Uiskonsin dhe Pensilvani.

Në Karolinën e Veriut, një nga shtatë shtetet kryesore që mund të vendosin rezultatin e zgjedhjeve, para kohe votuan më shumë se 4,4 milionë persona, me çka është thyer rekordi i vitit 2020, kur para ditës së zgjedhjeve votuan 3,6 milionë persona.

Në vitin 2020 janë shënuar 101,5 milionë vota të parakohshme, por kjo ishte kryesisht për shkak të Kovid-19 dhe numrit të madh të qytetarëve që përpiqeshin të shmangnin turmat në qendrat e votimit.

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2016 votuan para kohe 47,2 milionë qytetarë, ndërsa në vitin 2012 numri i tyre ishte 46,2 milionë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR