• e enjte, 04 dhjetor 2025

Më shumë se 62.000 palestinezë janë vrarë që nga viti 2023

Më shumë se 62.000 palestinezë janë vrarë që nga viti 2023

Gazë, 19 gusht 2025 (MIA) - Më shumë se 62.000 palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2024. Popullsia e mbijetuar përballet me bombardime të pamëshirshme në enklavën e rrethuar, urinë dhe vrasjet e përditshme, ndërsa kërkon me dëshpërim ushqim për familjet e tyre dhe shohin si vdesin të afërmit e tyre.

Të paktën 30 palestinezë u vranë dje në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë 14 të cilët kërkonin ushqim.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se pesë palestinezë të tjerë kishin vdekur nga kequshqyerja si rezultat i bllokadës disamujore izraelite në 24 orët e fundit, duke përfshirë dy fëmijë.

Izraeli po shton sulmet ndaj qytetit të Gazës, qendrës urbane më të madhe dhe tani plotësisht të shkatërruar në territor, ndërsa planifikon ta pushtojë atë dhe të zhvendosë me forcë dhjetëra mijëra njerëz në zonat e përqendrimit në jug.

Deri dje, numri i njohur i njerëzve të cilët kanë vdekur nga uria në Gazë kishte arritur të paktën 263, duke përfshirë 112 fëmijë.

Programi Botëror i Ushqimit (VFP) i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se më shumë se 320.000 fëmijë - e gjithë popullsia nën pesë vjeç në Gazë - janë në rrezik të kequshqyerjes akute deri në korrik të vitit 2025.

"Familjet mbijetojnë me nevojat themelore, me pak larmi në ushqimin e tyre", kumtoi VFP. Agjencia bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të lejuar shpërndarjen e ndihmës humanitare në shkallë të gjerë.

UNRVA paralajmëroi se fëmijët në enklavë kanë humbur tashmë tre vjet shkollim, duke rrezikuar të mbeten "gjeneratë e humbur" dhe përsëriti thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm.

Megjithatë, ka shpresë se Hamasi ka rënë dakord me një propozim të ri nga ndërmjtësit rajonal për një marrëveshje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e pengjeve me Izraelin.

Hamasi do të lirojë rreth gjysmën e 50 pengjeve të mbetura izraelite, prej të cilëve besohet se 20 janë gjallë, në dy faza gjatë një armëpushimi të përkohshëm 60-ditor, periudhë në të cilën do të zhvillohen negociata për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR