• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Më shumë se 60 të zhdukur pas përmbysjes së anijes me migrantë afër ishujve Kejp Verde

Më shumë se 60 të zhdukur pas përmbysjes së anijes me migrantë afër ishujve Kejp Verde

Londër, 17 gusht (MIA) - Një anije me migrantë është përmbysur në afërsi të bregut të Kejp Verde në Oqeanin Atlantik, ndërsa më shumë se 60 persona po llogariten të zhdukur, njoftojnë mediumet lokale.

"Druhet se më shumë se 60 migrantë e kanë humbur jetën pasi anija, e cila është nisur nga bregdeti senegalez në fillim të korrikut, është përmbysur te ishujt Kejp Verde", publikoi portali lokal Senego, duke e cituar deklaratën e zëdhënësit të Organizatës ndërkombëtare për migrim.

Siç njofton Anadolia, shpëtimtarët të martën kanë shpëtuar 38 persona, mes të cilëve edhe katër fëmijë të moshës prej 12 deri 16  vjeçarë.

Anija, siç thuhet, ëshët larguar nga qyteti bregdetar 145 kilometra në veri nga kryeqyteti i Senegalit, Dakar më 10 korrik me mnë shumë se 100 udhëtarë në të. Një anije peshkatarësh e ka vërejtur në rreth 277 kilometra nga ishulli Sal në ishujt Kape Verde dhe i ka alarmuar autoritetet e ishullit.

Ishulli gjendet në 600 kilometra nga bregu i Senegalit. bsh/

Foto: arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR