• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se 50 të arrestuar gjatë demonstratave në Uashington për paqe në Lindjen e Afërt 

Më shumë se 50 të arrestuar gjatë demonstratave në Uashington për paqe në Lindjen e Afërt 

Uashington, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Policia amerikane ka arresuar mbi 50 persona në Uashington, të cilët u tubuan për t'i bërë thirrje udhëheqësisë së SHBA-së tël angazohet për paqe të përhershme në Lindjen e Afërt.

Aktivistët e fushatës amerikane për të drejtat palestineze, pastaj të zërit hebraik për paqe, si dhe të tjerë të tubuar në këtë protestë, mbanin bluza me sloganin "investoni në jetë" dhe kërkuan që Kongresi të refuzojë propozimin e presidentit amerikan, Xho Bajden për ndihmë të re financiare për Izraelin.

Ata kërkuan nga qeveria amerikane t'i orientojë mjetet ndaj prioriteteve të brendshme, në vend se ta armatos Izraelin.

"Policia ndali me dhunë demonstratën e zhvilluar në zyrën e Senatit amerikan dhe arrestoi 51 persona", njoftojnë mediat amerikane. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR