• e premte, 05 dhjetor 2025

Më shumë se 40 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Meksikë

Më shumë se 40 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Meksikë

Meksiko Siti, 12 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 41 persona kanë vdekur dhe 27 janë të zhdukur pasi stuhitë e forta në Meksikë shkaktuan dëme të mëdha materiale, njoftuan autoritetet lokale.

Rreth 10,000 trupa janë vendosur me varka, helikopterë dhe ekskavatorë për të pastruar rrugët, për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të shpërndarë ushqim në komunitetet e prekura. Shumë fshatra janë ende të izoluara dhe ekipet e shpëtimit ende po përpiqen t'i arrijnë ato.

Meteorologët paralajmërojnë se priten më shumë reshje shiu. Meqenëse toka është tashmë e ngopur me ujë, rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut po rritet.

Më së shumti janë goditur shtetet lindore dhe qendrore Verakruz, Idalgo, Puebla, Keretaro dhe San Luis Potosi. Dhjetëra mijëra shtëpi, spitale, shkolla, rrugë dhe ura u dëmtuan.

Numri më i madh i viktimave është raportuar në Verakruz dhe Idalgo, me vdekje të konfirmuara edhe në Puebla dhe Keretaro. San Luis Potosi pësoi dëme të mëdha materiale, por jo viktima në njerëz.

Meksika po i afrohet fundit të sezonit të saj vjetor të shirave, që zgjat rreth gjashtë muaj dhe zakonisht përfundon në fillim të nëntorit. sa/

Foto: EPA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR