Më shumë se 4.000 të dënuar në Holandë janë të lirë sepse nuk ka vende në burgje
- Mbi 4.000 persona të dënuar në Holandë, kryerës të 1.158 lëndëve penale me viktima, ende nuk janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg sepse nuk ka mjaftueshëm vende në burgje, oublikoi sot portali holandez "EenVandaag".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:06, 4 shkurt, 2025

Amsterdam, 4 shkurt 2025 (MIA) - Mbi 4.000 persona të dënuar në Holandë, kryerës të 1.158 lëndëve penale me viktima, ende nuk janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg sepse nuk ka mjaftueshëm vende në burgje, oublikoi sot portali holandez "EenVandaag".
Sekretarja e Shtetit për Drejtësi dhe Siguri, Ingrit Kunrad, deklaroi se situata aktuale është një "status i zi", që do të thotë se nuk ka më vende të lira në burgjet në Holandë për të pranuar të dënuar të rinj.
Si rezultat i kësaj, raporton "EenVandaag", shumë të dënuar që janë ende në gjendje të lirë përfshihen në kategorinë e të ashtuquajturve "vetë-raportues", gjegjësisht ata që janë dënuar me burg, por për momentin nuk janë në gjendje të vuajnë dënimin.
Në 97 për qind të rasteve bëhet fjalë për persona të dënuar me më pak se një vit burg. Mes tyre, kujton portali, ka edhe persona të dënuar për krime në të cilat kanë humbur jetë njerëzore, si ato në aksidente trafiku.
Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, vetëm 32 persona nga ajo listë janë paraqitur vullnetarisht për të vuajtur dënimin.
Nëse do të mblidheshin të gjitha dënimet me të cilat të gjithë ata që presin të shkojnë në burg, sipas "EenVandaag", do të ishin gjithsej 587 vite burg.
Foto: Arkivi i MIA-s