• e premte, 05 dhjetor 2025

Më shumë se 320 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan

Më shumë se 320 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan

Islamabad, 16 gusht 2025 (MIA) - Ekipet e shpëtimit pakistanezë në veri të vendit po nxjerrin sot trupa të varrosur nën rrënoja, baltë dhe shi të rrëmbyeshëm, ku shiu jashtëzakonisht i dendur muson ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 320 personave në vetëm 48 orë.

Gjatë dy ditëve të fundit, shirat vdekjeprurës të rrëmbyeshëm kanë goditur disa zona të provincës malore veriore Hajber-Pahtunhva, ku janë regjistruar 307 vdekje, gjysma e të gjitha vdekjeve këtë sezon musonesh, sipas të dhënave nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive.

Shumica e viktimave u rrëmbyen nga përmbytjet e menjëhershme dhe vdiqën kur shtëpitë e tyre u shembën, nga goditja e rrymës ose nga goditjet e rrufeve.

Në këtë provincë që kufizohet me Afganistanin dhe ku ende ka shira të rrëmbyeshëm, më shumë se 2,000 ekipe shpëtimi po punojnë për të gjetur të mbijetuar ose për të nxjerrë trupat e varrosur nën rrënoja, tha sot Bilall Ahmad Faizi, zëdhënës i shërbimit provincial të shpëtimit, siç raportohet nga mediat franceze. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR