• e premte, 05 dhjetor 2025

Më shumë se 30 njerëz e kanë humbur jetën në sulmet izraelite ndaj qytetit të Gazës

Më shumë se 30 njerëz e kanë humbur jetën në sulmet izraelite ndaj qytetit të Gazës

Gazë, 27 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 32 njerëz e kanë humbur jetën në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Gazës, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.

Edhe krahas presionit ndërkombëtar për armëpushim në enklavën palestineze, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e vazhdon luftën. Ai në fjalimin para Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi se Izraeli "duhet ta përfundojë atë që e ka filluar" kundër Hamasit.

Armata izraelite më 16 shtator filloi ofensivë të madhe ndaj qytetit të Gazës, me qëllim "që ta shkatërrojë bastionin e fundit të madh të Hamasit".

Organizatat humanitare pohojnë se pas sulmeve të intensifikuara izraelite, qytetin e Gazës e kanë braktisur më shumë se 300.000 njerëz, por 700.000 nuk kanë mundësi të largohen.

Ndërkohë, organizata ndërkombëtare humanitare "Mjekët pa kufij" njoftoi se i ndal aktivitetet e saj themelore mjekësore në zonë për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë.

"Sulmet e eskaluara nga ana e forcave izraelite kanë krijuar një nivel të papranueshëm rreziku për personelin tonë, duke na detyruar të pezullojmë aktivitetet mjekësore që shpëtojnë jetë", njoftoi organizata joqeveritare, duke shtuar se sulmet ajrore izraelite dhe tanket që përparojnë ishin më pak se një kilometër nga objektet e saj shëndetësore. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR