• e premte, 22 nëntor 2024

Më shumë se 22.000 goditje të vetëtimës në Francë brenda një dite

Më shumë se 22.000 goditje të vetëtimës në Francë brenda një dite

Paris, 26 gusht 2024 (MIA) - Stuhi e fortë me breshër goditën shumë provinca në Francë në fundjavë, pas çka një person vdiq në një aksident komunikacioni pasi një dru kishte rënë në rrugë.

Observatori francez për uragane dhe stuhi, Keraunus kumtoi se më 24 gusht u regjistruan më shumë se 22.000 vetëtima në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave nga shërbimi francez i motit “Meteo-Frans”, stuhia gjatë fundjavës ishte në fuqi në 24 provinca.

Mediat lokale raportuan se shumë drunj u rrëzuan dhe rrugët u vërshuan në provincat e prekura nga stuhia.

Një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në provincën Mosel, kur një dru ra në rrugë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen automjetet e goditura nga breshri të cilat formuan radhë të gjata teksa presin në rrugë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR