• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se 20.000 palestinezë janë vrarë në luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Më shumë se 20.000 palestinezë janë vrarë në luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Rafah, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Më shumë se 20.000 palestinezë janë vrarë në luftën në Rripin e Gazës, njoftuan sot autoritetet shëndetësore në këtë territor nën kontrollin e Hamasit, derisa  rritet presioni ndërkombëtar ndaj udhëheqjes izraelite që të ulet numri i viktimave civilë në ofensivën kundër enklavës.

Numri i të vrarëve është pothajse një për qind nga nga popullsia e saj e paraluftës dhe është vetëm një tregues i shkatërrimit në konfliktin 11-javor, i cili ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të tij dhe ka rrafshuar pjesë të mëdha të enklavës së vogël bregdetare.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë deri tani ka dokumentuar 20.057 të vrarë nga konflikti, por nuk njofton se sa prej tyre janë civilë.  

Më parë u raportua se dy të tretat e viktimave ishin gra dhe të mitur.

Ministria thekson se  në ofensivë u plagosën 53.320 palestinezë.

Pas një sulmi të befasishëm të ekstremistëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ku humbën jetën mbi 1.200 dhe u rrëmbyen rreth 240 njerëz, të nesërmen udhëheqja izraelite i shpalli luftë këtij grupi militant, i cili është në pushtet në Gazë që nga viti 2007.

Gjatë kësaj periudhe të kryerjes së operacionit ushtarak, fillimisht në veri dhe tani në jug të enklavës, Izraeli kreu mijëra sulme ajrore dhe nisi një ofensivë të ashpër tokësore në përpjekje për të shkatërruar kapacitetet ushtarake të Hamasit. qa/

Foto; Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR