• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën në shpërthimin dhe zjarrin në një depo për fishekzjarre në Indi

Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën në shpërthimin dhe zjarrin në një depo për fishekzjarre në Indi

Nju-Delhi, 2 prill 2025 (MIA) - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në shpërthimin në një depo të madhe për fishekzjarre në Indinë perëndimore.

Gjashtë persona u lënduan në shpërthimin, që ndodhi në shtetin Guxharat, njoftoi agjencia PTI dhe media tjera indiane, duke cituar autoritetet lokale.

Shumica e viktimave ishin punëtorë në objektin.

Kumtohet se në depo mund të jenë ruajtur dhe prodhuar në mënyrë të paligjshme mjete piroteknike.

Pas ngjarjes, është arrestuar pronari i objektit dhe ka nisur hetimi për shkaqet e shpërthimit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR