Më shumë se 160 viktima dhe 234 emigrantë të zhdukur në rutën mesdhetare që nga fillimi i vitit
- Të paktën 160 persona e humbën jetën, ndërsa 234 janë zhdukur në rutën mesdhetare që nga fillimi i vitit deri më 17 maj, njoftoi Organizata ndërkombëtare për migracion në Libi.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:51, 20 maj, 2025
Tripoli, 20 maj 2025 (MIA) - Të paktën 160 persona e humbën jetën, ndërsa 234 janë zhdukur në rutën mesdhetare që nga fillimi i vitit deri më 17 maj, njoftoi Organizata ndërkombëtare për migracion në Libi.
Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë të njëjtës periudhë, 8.665 emigrantë janë kapur në det dhe janë kthyer në Libi, raporton agjencia Ansa.
Prej tyre 7.369 janë burra, 895 gra, 296 të mitur, ndërsa për 105 persona nuk dihet gjinia. qa/