• e premte, 21 shkurt 2025

Më shumë se 100.000 njerëz në Ukrainë mbeten pa ngroihje pas sulmit rus

Më shumë se 100.000 njerëz në Ukrainë mbeten pa ngroihje pas sulmit rus

Kiev, 16 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski sot deklaroi se më shumë se 100.000 njerëz kanë mbetur pa ngrohje në qytetin port Mikolaev, pas sulmit rus me dron ndaj infrastrukturës energjetike.

"Ata që duan ta kthejnë paqen dhe po përgatiten për negociata, nuk po e bëjnë këtë", tha Zelenski, duke saktësuar se ekipet në terren po punojnë për të rivendosur ngrohjen në Mikolaev.

Zelenski u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të reagojnë fuqishëm dhe të punojnë së bashku për të detyruar Rusinë të arrijë paqe.

Kryeministri ukrainas, Denis Shmigal deklaroi se dronët rusë dëmtuan termocentralin Mikolaev gjatë natës.

"Kjo është bërë qëllimisht, për të lënë njerëzit pa ngrohje në temperatura nën zero dhe për të shkaktuar fatkeqësi humanitare," tha ai.

Guvernatori rajonal, Vitalij Kim tha se sulmi shkaktoi zjarr, të cilin zjarrfikësit e vunë shpejt nën kontroll. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR