• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më shumë se 100.000 afganë lëshojnë Pakistanin për shkak valës së re të dëbimeve

Më shumë se 100.000 afganë lëshojnë Pakistanin për shkak valës së re të dëbimeve

Islamabad, 15 prill 2025 (MIA) - Mbi 127.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga fillimi i muajit, pasi që Pakistani filloi një valë të re dëbimesh.

Sipas komisariatit të lartë të KB-së për refugjatët, shumica e tyre u larguan vullnetarisht nga vendi, për shkak frikës së arrestimeve dhe kthimit të detyruar, ndërsa rreth 26.000 u dëbuan.

Pas skadimit të afatit për largim vullnetar në fund të marsit, autoritetet filluan arrestimin e refugjatëve dhe transferimin e tyre në qendrat për dëbim. Pakistani planifikon në afatgjatë të dëbojë rreth tre milionë afganë.

Shumica prej tyre shprehin dhimbje dhe pasiguri. "Pakistani ishte shtëpia ime, unë kam lindur këtu", thotë Mohamed Razul, kreu i një familje në vendkalimin kufitar Torkam.

Nga kthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2021, dhjetëra mijëra afganë kanë ikur në Pakistan. Tani, sipas "Amnesti interneshënëll", ato përballen me rrezik serioz – veçanërisht gratë, vajzat, gazetarët, artistët, ish nëpunësit civilë dhe aktivistët.

Organizata kërkon nga Pakistani të ndryshojë politikën e kthimeve të detyruara, duke theksuar se disa masa mund të ushtrojnë presion edhe mbi regjimin taleban, kur Islamabadi e akuzon se strehon militantë - akuza që Kabuli i mohon. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR