Më shumë se 100 viktima në një minierë të mbyllur ari në Afrikën e Jugut
- Më shumë se 100 persona kanë vdekur në një minierë të mbyllur ari në Afrikën e Jugut, bëjnë të ditur agjencitë botërore, duke cituar një grup që mbron interesat e minatorëve.
- Post By Fami Bajrami
- 13:09, 14 janar, 2025

Kejptaun, 14 janar 2025 (MIA) - Më shumë se 100 persona kanë vdekur në një minierë të mbyllur ari në Afrikën e Jugut, bëjnë të ditur agjencitë botërore, duke cituar një grup që mbron interesat e minatorëve.
Policia tha se ende është duke u verifikuar saktësisht se sa trupa janë gjetur.
Miniera në provincën veriperëndimore është mbyllur. Megjithatë, shumë njerëz gërmojnë ilegalisht atje përpara se të bllokohen për muaj të tërë.
Policia e Afrikës së Jugut nga nëntori po përpiqet të dëbojë minatorët ilegal.
Foto: arkivi i MIA-s