• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Më shumë se 100 të vrarë gjatë sulmit ajror në një treg në provincën veriore të Darfurit

Më shumë se 100 të vrarë gjatë sulmit ajror në një treg në provincën veriore të Darfurit

Kartum, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Më shumë se 100 persona u vranë, ndërsa disa qindra u plagosën në një sulm ajror të kryer nga armata dje në tregun e një qyteti në provincën veriore të Darfurit, në pjesën perëndimore të Sudanit, kumtoi organizata pro demokratike "Avokatët e rasteve emergjente".

Sulmi u krye në një ditë të tregut të së dielës, kur banorët e fshatrave në rrethinë erdhën për të blerë, duke rezultuar me vdekjen e mbi 100 personave dhe plagosjen e qindrave, mes të cilëve gra dhe fëmijë", kumtoi organizata e cila dokumenton krimet e lidhura me luftën në Sudani. Lufta filloi para 20 muajsh, midis armatës së rregullt dhe Forcës së mbështetjes së shpejtë paraushtarake (FMSH). rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR