Më shumë se 10 persona janë goditur me thikë në një sulm të rastësishëm në jug të Seulit
- Më shumë se 10 persona janë lënduar në një sulm të rastësishëm me thikë në jug të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, theksohet në raportet e sotme të mediave, të raportuara nga DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:48, 3 gusht, 2023

Seul, 3 gusht 2023 (MIA) - Më shumë se 10 persona janë lënduar në një sulm të rastësishëm me thikë në jug të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, theksohet në raportet e sotme të mediave, të raportuara nga DPA.
Policia ka arrestuar një të dyshuar që goditi me thikë njerëz pranë një stacioni të metrosë në qytetin Seongnam, njoftoi sot agjencia e lajmeve Jonhap.
Gjendja e viktimave fillimisht është e paqartë, njoftoi agjencia e Koresë së Jugut.
.