• e premte, 27 dhjetor 2024

Më shumë se 10 për qind e japonezëve janë më të vjetër së 80 vjet

Më shumë se 10 për qind e japonezëve janë më të vjetër së 80 vjet

Tokio, 18 shtator 2023 (MIA) - Më shumë se dhjetë për qind e japonezëve janë më të vjetër se 80 vjet, statistikë e cila u shënua për herë të parë, tregojnë të dhënat të cilat i publikoi Qeveria e Japonisë, vend i cili lufton kundër plakjes së popullsisë. 

Qeveria i publikoi këto të dhëna para festës kushtuar "personave të moshuar" (ata mbi 65 vjet).

Në mesin e të dhënave të tjera të publikuara, 29,1 për qind e japonezëve kanë 65 vjet, që është rritje lidhur me vitin e kaluar (29 për qind).

"Japonia ka përqindjen më të madhe të personave të moshuar në botë, njoftoi Ministria kompetente, duke theksuar se dy vendet e tjera me përqindje të lartë të personave të moshuar janë Italia (25,5 për qind) dhe Finlanda (23,6 për qind). 

Popullata japoneze ulet dhe plaket me dekada, sepse të rinjtë e shtyjnë martesën dhe lindjen e fëmijëve në masë të madhe për shkak të vendeve të pasigurta të punës dhe vështirësive ekonomike. Nga 124 milionë banorë, Japonia ka 12,59 milionë njerëz të moshës mbi 80 vjet  (10,1 për qind) dhe 20 milionë të moshës mbi 75 vjet (16,1 për qind). fc/

QËNDRONI TË LIDHUR