Më shumë se 1.130 protestues u arrestuan në Turqi ditëve të fundit pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Imamogllu
- Më shumë se 1.130 protestues janë arrestuar në Turqi që nga fillimi i valës së protestave për arrestimin e figurës kryesore të opozitës, kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamogllu të mërkurën, kumtuan sot autoritetet.
- Post By Fami Bajrami
- 14:14, 24 mars, 2025

Stamboll, 24 mars 2025 (MIA) - Më shumë se 1.130 protestues janë arrestuar në Turqi që nga fillimi i valës së protestave për arrestimin e figurës kryesore të opozitës, kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamogllu të mërkurën, kumtuan sot autoritetet.
Tubimet publike janë ndaluar përkohësisht në tre qytetet më të mëdha të vendit.
“Nga data 19 deri më 23 mars, 1,133 të dyshuar u arrestuan në lidhje me aktivitete të paligjshme”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja në platformën Iks.
Shoqata turke për të drejtat e njeriut bëri të ditur sot se dhjetë gazetarë turq janë arrestuar në Stamboll dhe Izmir në shtëpitë e tyre, duke përfshirë një fotograf të Agjencisë Frans pres.
Arrestimi i gazetarëve vjen një ditë pas protestave të riaktivizuara për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit mbi akuzat për korrupsion.
Foto: EPA