• e premte, 05 dhjetor 2025

Më së shumti shi ka rënë në Pretor dhe Krushevë, nga e diela temperaturat në rënie dhe borë në male

Më së shumti shi ka rënë në Pretor dhe Krushevë, nga e diela temperaturat në rënie dhe borë në male

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Më së shumti shi sot deri në orën 16:30 shi ka rënë në Pretor dhe Krushevë 16 litra për metër katror, 12 litra në Hanet e Mavrovës, 10 në Berovë, 9 në Prilep, tetë në Pozharne, shtatë në Topolçane dhe Strumicë, gjashtë në Vinicë dhe Kodrën e Diellit, pesë në Lazaropole dhe Shtip, katër në Zajçev Rid dhe Tetovë, tre litra në Gjevgjeli, Demir Kapi, Kriva Pallankë dhe Manastir, dy në Veles dhe një litër në Kavadar. 

DPHM-ja informon se deri në fund të ditës do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut, veçanërisht në mëngjes në pjesët jugperëndimore dhe jugore, ku pritet të bien mbi 30 litra për metër katror brenda 24 orëve. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Nesër në mëngjes do të ketë kushte për mjegull në disa lugina. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje lokale të shiut në mëngjes dhe gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 deri në 19 gradë. 

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, do të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Të premten dhe gjatë ditëve të fundjavës, priten përsëri reshje më të bollshme, mbi 30 litra për metër katror në 24 orë, lokalisht në formën e stuhive me erëra të fuqishme dhe kushte për paraqitje të bubullimave. 

Nga e diela, temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të ulen ndjeshëm, ndërsa në malet më të larta, reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje të lehta bore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR